Rama: Po gjejmë zgjidhjen e krizës, nesër hapim fushatën zyrtarisht

20:08 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri Rama do hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore për PS-në ditën e nesërme në Tiranë.

Kete e ka deklaruar sot në Elbasan, në një takim me gratë socialiste atje.

Rama tha në nisje të fjalës së tij, se ai është i lumtur që “rrugëtimin e 18 qershorit” e hap me gratë.

“Më vjen mirë që rrugëtimin tonë në zgjedhjet e 18 qershorit e hapim këtu, në Elbasan me gratë”, tha Rama.

Në këtë mënyrë, Rama tregon se nuk ka ndërmend që ta lëshojë datën e zgjedhjeve, të cilën opozita kërkon ta shtyjë.

Ai tha se nesër hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Tiranë. “Jemi ne fazen permbyllese te nje krize sot. Neser hapim zyrtarisht fushaten”, tha Rama.

Megjithate, Rama nuk sqaroi nese fushata do te nise me PD-ne ne zgjedhje, apo ne bojkot te saj.

Ai akuzoi PD-ne se ka nxitur konflikt edhe me nderkombetaret, pasi nuk do qe te votoje vetingun.

Rama tha se ai ka bere te gjitha perpjekjet per t’ia krijuar kushtet opozites qe te hyje ne zgjedhje.

“Nuk ka asnje qeveri ne bote qe t’i leshoje kaq shume opozites. Erdhi puna qe ne u terhoqem nga zgjedhjet ne Kavaje, sepse donim t’i jepnim nje shans real PD-se, qe te kthehej ne rrugen e duhur.

E thame shume qarte se terheqja nga Kavaja nuk ishte prova se ne kemi frike. Ishte prova se ne na dhimbsej edhe vendi, edhe qetesia e njerezve edhe mbarevajtja e procesit demokratik.

Tani jemi ne oret e fundit dhe ata vazhdojne lojen. Tani jane dakord per ato qe nuk ishin dakord ne ate kohe kur duhet te ishin.

Po mire me falni, cfare eshte Shqiperia, oborr kopshti per te ndjekur femijen grindavec?!”, tha Rama./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme