Google ADS

Rama, piktori i lavdëruar që po kthehet në ‘diktatorin e ardhshëm të Ballkanit’

14:02 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Një nga artistët pjesëmarrës më të pazakontë në Biennalen e Venecias të këtij viti është piktori Edi Rama, i cili ka qëlluar të jetë edhe kryeministër i Shqipërisë. Me raste, edhe dokumentet qeveritare paraqesin punën e tij, si ky i botuar në faqen e parë të një gazete italiane (revista La Lettura, suplementi kulturor i Corriere della Sera). Por siç shkruan Vincent W.J. van Gerven Oei në Exit.al, Përkrahësit entuzistë të Ramës në botën e artit injorojnë politikën e tij shtypëse në Shqipëri. Ja një fragment:

“Më duket se politika shqiptare tashmë ka me bollëk nga arti, dmth nga një formë shumë specifike arti, një art që, në frymën e Biennales Mesdhetare pretendon hapur të jetë apolitik, të jetë shfaqje e pafajshme e lirshmërisë dhe ngjyrës, teksa luan njëkohësisht rolin e “pararojës”. Pararojë jp e “demokracisë”, por i evakuimit masiv të vlerave demokratike nga sfera publike. Siç e deklaroi Rama në videon e tij promocionale për Biennalen: “Edhe në politikë përpiqem të pikturoj një kanavacë. Vizualizoj atë çka dua të jetë vendi ynë, të ndiej atë se si dua që ai të ndryshojë”. Siç e do Rama, jo votuesit e tij.

Jemi ende në pritje të momnentit që shtypi artistik ndërkombëtar do të zhvendosë vëmendjen nga fletët murale dhe shkarravinat e Ramës te “kanavaca politike” e vërtetë që ky njeri po pikturon në Shqipëri, e cila përfshin peizazhe me plantacione kanabisi, thesare arkeologjikë të mbuluar me beton, rezervatë natyrorë të shfrytëzuar nga oligarkët për fitime kolosale dhe një portret mahnitës të një sistemi politik në shembje.

Ende po presim momentin që shtypi artistik ndërkombëtar të nisë të lexojë vërtet dokumentet që Rama zbukuron për t’i shërbyer egomanisë së tij dhe të fillojë të bëjë pyetje thelbësore se si arti dhe politika janë lidhur vërtet në veprën e një njeriu që pritet të bëhet diktatori i radhës në Ballkan.

Marrë nga E-flux.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme