Ka ende shumë rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme, siç është historia e Ballkanit, ku vitet e fundit janë hedhur sidoqoftë drejt rrugëdaljes hapa që deri përpara këtyre viteve nuk i imagjinonin as më optimistët.
Edhe ky shkrim i Aleksandër Vuçiçit, Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë paçka se, siç i thonē, djalli fshihet nē detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë… Dhe Kosova mbetet, mu siç e thotë edhe Presidenti serb, nyja gordiane, prerja ose jo e së cilës, përmes njohjes ose jo si shtet nga Serbia po shtoj unë, është edhe zgjedhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij!
Por padyshim, kjo është një zgjedhje që e sjell në anën e dritëdaljes, përpjekja e mundimshme dhe reciproke për ta kuptuar deri në fund njëri-tjetrin, përmes një dialogu të palodhur e fort të dhimbshëm, në emër të dashurisë për kalamajtë e të dy popujve tanë dhe përgjegjësisë për të ardhmen me paqe e begati të dy kombeve tona.
Gjithësesi, shijen e mirë që më la ky meditim publik i Presidentit të Serbisë, dëshiroj ta ndaj
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...