Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur sot Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, që me anë të një deklarate zyrtare e konsideroi “shqetësuese” retorikën e tij gjatë fjalimit të mbajtur në Forumin e Bled në Slloveni më 29-30 gusht.
Në një njoftim për shtyp, Bullgaria shprehet se refuzon “me vendosmëri sugjerimet e tij (Ramës) si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”.
“Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme anti-bullgare të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bled më 29-30 gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet për anëtarësimin në BE. Ministria e Punëve të Jashtme i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”, ka thënë ministria bullgare në reagimin e saj.
“Ministria e Jashtme ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën anti-bullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik. Tani ajo është e kombinuar me një fokus anti-evropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Deklaratat zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët evropianë. Natyrisht, bëhet fjalë ose për mungesë të aftësive komunikuese evropiane ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-evropiane. Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane”, lexohet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.
Përgjigjja e Edi Ramës erdhi në Twitter.
“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë në Ministrinë e Jashtme bullgare me përkthimin e përgjigjes sime në Bled, mbi bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kur të gjithë të tjerët pranuan që të hapeshin pas 8 viteve të gjata! Unë thjesht përsërita gjërat që thashë në qershor”, ka thënë Rama në përgjigjen e tij.
“Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte gjë më të mirë për të bërë sot sesa të reagonte me komunikatë mbi diçka që unë thashë në një panel në Forumin Strategjik të Bledit, e marr si kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë veten”, ka shtuar kryeministri shqiptar.
Kjo është hera e dytë që Rama ka një përplasje me Bullgarinë. Përplasja e parë ishte para hapjes së negociatave kur kryeministri shqiptar e konsideroi bllokimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut si marrje peng.
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...