Google ADS

Rama përplaset me Artan Hoxhën: Më dukesh si gazetar sportiv

22:18 | 13 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama dhe gazetari investigativ Artan Hoxha janë ‘përplasur’ në studio në lidhje me kanabizimin në vend.

Rama tha se luftën me kanabisin e hapi Partia Socialiste dhe u fitua nga ajo.

Debati në studio

Rama: Luftën e kanabisit e hapëm ne dhe e fituam ne. Ka momente kur ti je në avantazh.

Luftën e fituam ne. Kaq.

Hoxha: Problemi është pse në 2014 nuk e goditët trurin e grupit kriminal…

Rama: Më kujton gazetarët sportivë, që i thonë trajneri pse nuk e bëre këtë ndërrim që në pjesë e parë

Hoxha: Ama golin e pësove

Rama: Unë fitova ndeshjen

Hoxha: Ke ndeshjen përpara, ke zgjedhjet përpara

Rama: Ndeshja me kanabisin ka mbaruar

Hoxha: Për këtë vit u mbyll sezoni, nuk ka qenë rekord, sasia më e vogël në 24 vjet

Rama: Ka qenë e papërfillshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme