Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama ka uruar me një mesazh në twitter ish kancelarin asutriak Sebastian Kurz, për fitoren në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të së dielës.
” Urime Sebastian kurz për fitoren e madhe dhe me të vërtetë të kënaqur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor që një kampion i tillë i së ardhmes sonë të përbashkët evropiane do të jetë duke udhëhequr Austrinë miqësore për vitet kritike që vijnë! Ju lumtë kancelar” shkruan zoti Rama duke kujtuar se zoti Kurz do të udhëheqi qeverinë e re austriake.
Partia Popullore Austriake e zotit Kurz arriti sipas parashikimit të parë 37.2 përqind të votave në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Kjo është një rritje prej 5.7 pikë përqindje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.
Në vendin e dytë pasoi SPÖ me 22 përqind, ndërsa FPÖ e krahut të djathtë zbriti në 16 përqind.
Kancelari austriak Sebastian Kurz dha dorëheqjen në maj nga posti pas publikimit të një video-skandali, ku përfshihej zv.kryeministri i qeverisë së tij aleati ish-kryetari i partisë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Por nga rezultati i arritur të dielën duket se skandali nuk ka ndikuar tek popullariteti i Kurz.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...