Google ADS

Rama përgëzon bashkitë për përkushtimin në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit

14:08 | 21 Shtator 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar angazhimin e bashkive dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për vullnetarët, komunitetet, nxënësit e shkollave dhe turistët që morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit.

Ai e përshkroi këtë ngjarje si një angazhim masiv, i organizuar në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

“I shkëlqyer angazhimi i bashkive, por mirënjohje veçanërisht për vullnetarët, komunitetet, nxënësit e shkollave turistët, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve për ta kthyer Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, në një angazhim masiv me përkushtimin dhe dashurinë që mjedisi dhe vendi ynë meritojnë
*Momente nga pastrimi në Durrës, Vlorë, Darzezë, Kavajë, Divjakë, Seman, Himarë, Shijak, Pogradec, Elbasan, Rrogozhinë, by Dibër dhe Bulqizë”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme