Punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut kanë përfunduar.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndau të enjten pamjet, duke theksuar se “ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore”.
“Kanë përfunduar punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut. Ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Aksi që përshkon Kamzën ka një gjatësi prej 2.8 km në të dyja krahët e lëvizjes./rtsh.al
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje