Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e zgjedhjeve duke shprehur dëshirën për t’u bërë deputet i PS.
Rama u bëri thirrje dhe demokratëve të bëhen pjesë e zgjedhjeve, si kandidat për deputet të PS, nëse ata nuk kanë gjetur hapësirë në partinë e tyre.
“Edhe demokrat në zemër që mund të kenë qenë me vite në PD dhe nuk ka gjetur dot hapësirë aty dhe kanë dëshirë të bëhen pjesë e jona, janë të mirëpritur…”
Fjala e Ramës:
Sot është kjo opozitë e pandershme që nuk ka lidhje me zërin figurën e vendimit. Çfarë thonë, e thonë është për të vënë duart në kokë. Prandaj miqtë e mi, me kurajo de me një ndjenjë jo dëshire por edhe kënaqësie, sfidoni veten dhe ata që janë sot në këtë skuadër për të thënë fjalën tuaj.
Natyrisht që do kemi qindra kandidatë, do kemi dhe 140 deputetë kandidatë në listë, nga të cilët jot ë gjithë do hyjnë në parlament, por ama do jetë investim i madh dhe pë rata që do të zbresin në fushë dhe do të jetë investim i madh për PS dhe për të ardhmen.
Nuk është një investim pikotë energjish dhe nuk është një lojë si ajo që bën PD. Sikur ti vësh këshilltarë që ti këshillojnë për ti treguar rrugën drejt humnerës, nuk e bëjnë dot aq shpejt dhe me aq efikasitet. Kur e zgjedhin deputetët dhe ftojnë anëtarësinë për të zgjedhur ata që sdojnë. Kjo është mungesë kurajo dhe ndershmërie. Shpresoj që demokratët ta kenë kuptuar. Së paku të jenë të vetëdijshëm ndërsa procesi ynë është i thjeshtë, nuk është tallje e shaka, nuk është për tu kacafytur me vota anonime, por ftesë e hapur dhe kur të jenë kandidatët në një masë të caktuar, në mënyrë transparente do bëjmë një proces gare.
Ajo që do të jetë kryesorja është që cdo kush të ndihet mirë. Potenciali i gjithë atyre që kanë talent do fillojë të clirohet dhe secili do shohë ku është dhe do mund të bëjmë një skuadër ku është e ndërtuar eksperienca e atyre që janë në skuadrën e parë dhe energjia, freskia, e reja që do të sjellin ata që do hyjnë rishtaz. Nuk kemi bërë vlerësim për ata që janë deputetë aktual.
Edhe demokrat në zemër që mund të kenë qenë me vite në PD dhe nuk ka gjetur dot hapësirë aty dhe kanë dëshirë të bëhen pjesë e jona, janë të mirëpritur. Kur kam kapur ekstremin, gjithkush tjetër.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...