Google ADS

Rama për punimet në kantierin e Urës së Bilçës: Investim strategjik për Beratin

08:24 | 19 Qershor 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në kantierin e Urës së Bilçës në Berat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilëson këtë investim, si një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthej Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s.

Ky investim, sipas Ramës, do hapë një prespektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave.

Mirëmëngjes dhe me kantierin e Urës së Bilçës në Berat, një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthej Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s, duke hapur një prespektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme