Pyetjes se a e impakton organizimi i opozitës me protestën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur duke thënë se nuk e ndjek opozitën.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Rama është shprehur se ajo nuk është opozitë, por janë grupe e konglomerate.
Edi Rama: Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën sepse nuk kam asnjë interes dhe asnjë arsye që të jemi i vëmendshëm që të di se çfarë bën ajo. Ju që thoni opozita… Në fakt nuk është opozita, por janë konglomerate, grupe dhe realisht nuk kam…
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se reflektimi në PS ka qenë pozitiv teksa ka shtuar se është e rëndësishme që të gjithë të jenë të motivuar.
Edi Rama: Ne nuk kemi një problem sot për sot, as me kritikat dhe as me vetëkritikën sepse në asamblenë e përgjithshme që u zhvillua disa ditë më parë, ka pasur kritika dhe vetëkritika. Reflektimi ka qenë shumë pozitiv sepse është çështje mobilizimi në të gjithë trupën. Ka lojtarë që hyjnë menjëherë në lojë, e rëndësishme që të gjithë jemi të motivuar dhe ne nuk kemi problem serioz në këtë fazë./tvklan.al
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...