Google ADS

Rama: Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë, do ta themi edhe në Këshillin e Sigurimit

18:09 | 7 Shtator 2022
L G

Kryeministri Edi Rama, thotë se UNMIK-u në Kosovë ka përfunduar misionin e tij dhe qëndrimin e Shqipërisë do ta shprehin qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.

Rama ka publikuar një fotografi me shefen e re të UNMIK-ut Caroline Ziader për të cilën tha se ka pasur mbresa pozitive dhe se ndërveprimi me të ka dobi për Kosovën.

“I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit. Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme