Kryeministri Edi Rama ka folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në. Në një intervistë për median italiane SkyTg24,, Rama tha se Shqipëria është vendi më europian në BE.
Kryeministri tha se hyrja e Shqipërisë në BE mund të vonojë edhe për brezat që do të vijnë, teksa tha se as brezi i tij mund të mos ta përjetojnë integrimin.
Sakaq ai u shpreh i lumtur për faktin se qeveria e tij po negocion me zyrtarë të BE-së që para disa muajsh as nuk donin të flisnin me Shqipërinë.
Ndërsa nuk la pa përmendur batutën e tij të përhershme të martesës së Shqipërisë me BE-në.
“ Ne nuk duam miqësi, ne duam të martohemi. Jemi të dashur që nuk lodhemi asnjëherë, ato janë aty. Ne gjithësesi kemi dëshirë të martohemi edhe pse për momentin nuk flasim. Atëherë unë them, pse të mos negociojmë paraprakisht? Atëherë, duam të martohemi, atëherë duhet të flasim, si të mos flasim? Dhe pastaj të vijojmë më tej me hapat e mëtejshëm. Dhe duke ditur se Luigi e di shumë mirë, pra shqiptarët apo Shqipëria nga pikëpamja statistikore është vendi më europian, pra më pro Evropës, sepse ata që nuk janë të martuar, faktikisht janë pro martesës, krahasuar me të tjerë, por përveç shakave pra, duhet të jetë diçka e qartë, që ne në historinë tonë nuk kemi patur kurrë mundësinë që të zgjedhim dhe nuk jemi ndjerë mirë asnjëherë mirë në asnjë kontekst, sepse fiorentinët nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin me Lorenco Magnifico, por gjithsesi janë ndjerë mirë, ato kanë patur të mira, regjime që gjithsesi që na janë imponuar dhe për herë të parë në historinë tonë ne patëm mundësinë që të bëjmë një zgjidhje, 30 vjet më parë ne e bëmë dhe ne duam të jemi pjesë e Europës dhe të jesh pjesë e Europës dhe të shpëtosh nga hija e një të kaluare që na imponon të jetojmë aty ku ne nuk duam të jetojmë, nuk dëshirojmë të jetojmë, pra Europa është për ne shumë e ngjashme me atë ç’ka ajo ishte për etërit e saj që e themeluan atë. E di që për ata që do të vijnë pra për gjeneratat, për brezat që do të vijnë hyrja e Shqipërisë në BE ndoshta nuk e arrin as brezi im sepse do duhet kohë por gjithësesi unë ndihem mirë sepse ne po negociojmë, po flasim, disa muaj më përpara nuk donin as të flisnin me ne. por gjithsesi e kuptuan”, tha Rama./abcnews.al/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...