Rama për kërkesën e parë të studentëve: Nuk bëhet as pas tre vjetësh

00:35 | 18 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri Rama ka publikuar videon nga takimi në Fakultetin e Gjeologji Miniera.

Ndër të tjera ai u përgjigje dhe për pikën e parë të kërkesave.

“Pikat janë për gjithë por ka dhe gjëra specifike dhe këto duhen diskutuar se ky është momenti më i mirë për ti pasur të gjitha gjërat dhe e fundit para se pse plotësohen dot pikat, se s’merremi do vesh se kujt i themi e plotësuar, marrim pikën e parë lidhet me kontributin e taksapaguese për arsimin, dhe me përgjysmimin e tarifave shumë mirë.

Por të dyja këto anë kërkojnë diskutim, e para pse s’bëhet dot 5 % sot as vitin tjetër as pas 3 vjetësh e para pse nuk është ky thelbi, ndërkohë që duhet të diskutojmë për përqindjen që merr arsimi nga buxheti.”-është shprehur ai në lidhje me rritjen e Buxhetit në masën 5 përqind të GDP-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme