Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se disa prej të ftuarve nuk morën pjesë në darkën e organizuar në Strasburg, pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Arsyeja e mospjesëmarrjes në darkë ishte pasi anëtarët e EPP/EDC u ndien të fyer nga deklaratat e shefit të qeverisë shqiptare në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.
Përmes disa postimeve në Twitter, Rama tha se si mund të ndjehet dikush mirë kur dëgjohen histori horroi dhe sajesash për trafik organesh. Madje ai thotë se fjalimi u ka rënë si rrufe në qiell të pastër.
“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër. Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeMeBojë”, ka shkruar Rama./arbresh.info/
KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm të marr...
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...