Google ADS

Rama për deklaratën e Vulin: Pas të 40-ave çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka

19:15 | 16 Maj 2024
E.H

Këtë të enjte u mbajt në Kotor të Malit të Zi Samiti Ballkani Perëndimor-BE, me liderët e vendeve të rajonit, ku të pranishëm ishin edhe sekretari amerikan i Shtetit, James O’brien si edhe komisioneri Oliver Varhelyi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët para kthimit nga Samiti rajonal, ku foli për çështje që prekin Ballkanit, duke u ndalur gjithashtu edhe tek deklarata e zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin, pasi ky i fundit është shprehur se “Shqipërinë e madhe mund ta mundë vetëm bota serbe”.

Kjo deklaratë e dhënë nga Vulin është bërë pas takimit të zhvilluar të Ramës, me emigrantët në Athinë më 12 maj.

Megjithatë këto deklarata Rama i ka cilësuar të parëndësishme dhe se sipas tij, nuk meritojnë asnjë koment: “Një njeriu i mençur ka thënë se pas të 40 çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni nuk meritona asnjë koment tjetër.”, tha Rama.

Kryeministër, jehona e takimit tuaj me shqiptarët në Athinë ka mbërritur edhe në Beograd. Dhe dy ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Vulin deklaroi se Shqipërinë e madhe mund ta mundë vota serbe, por edhe me ndihmën e Greqisë. Çfarë shije ju ka lënë kjo deklaratë në një kohë ku edhe sot ju e përmendët që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën dhe duhet të heqin dorë nga retorika të tilla?

 Rama: Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40-tave, çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni, mendoj që nuk meriton asnjë koment tjetër edhe deklarata e tij, apo deklaratat e tij.

 Zoti kryeministër, si u ndjetë, çfarë emocionesh patët nga ai takim në Athinë, përveç atyre që ju transmetuat me fjalën që përcollët.

Rama: E vetmja gjë që më vjen keq është gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie, por jo të vërtetën për arsye politike, atë valle kuq e zi do të thosha, në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobus të administratës dhe më vjen keq sepse fyhet, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishin ardhur atje dhe që ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie politike me forcën që qeveris, por edhe njerëz që as nuk na kanë votuar ndonjëherë, madje që ishin të njohur si njerëz që i përkisnin palëve të tjera politike dhe erdhën të gjithë aty si shqiptarë siç ishte krejt e natyrshme dhe krejt e kuptueshme që të vinin për të gjitha arsyet që dihen dhe që lidhen me historinë e shqiptarëve të Greqisë.

Në këtë aspekt, është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq ndërsa për të gjitha gjërat e tjera ai takim do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptarie dhe besoj që është dhe një moment psikologjik kthese në shumë aspekte, jo vetëm në raportin e shqiptarëve të Greqisë me Greqinë edhe në raportin e Shqipërisë me Greqinë, por dhe në raportin e botës shqiptare me Europën./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme