Shqipëria është angazhuar për të strehuar afganët në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë. Deklarata vjen nga kryeministri, edi rama i cili gjatë një interviste për CNN theksoi se vonesa e evakuimit e afganëve nga kabuli vjen si pasojë e “lojrave” të talebanëve.
“Nuk e kupton askush se ku është realisht problemi. Ndoshta është një ajo e talabenavë të cilët, çfarë thonë sot nuk thonë nesër e kështu me radhë. tani e kanë ndryshuar sërish fjalën duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta, por fëmijët nuk kanë pasaporta, dhe jemi në këtë krizë të re pengesash e ngecjesh. Kjo është një lojë brenda Afganistanin. Ndoshta është një lojë politike e tyre.”
Kreu i qeverisë vuri në dukje se para 30 vitesh edhe Shqipëria ishte në një situatë të ngjashme dhe për këtë arsye nuk mund të refuzoheshin Afganët.
“Në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë që na vjen keq për ata njerëz. Tingëllon shumë familjare, sepse kishim talebanët tonë që nuk ishin islamikë, marksist-leninist, sepse ishin mjaft të ngjashëm, sepse kishin të njëjtën urrejtje për artin, kulturën, për gjithçka që ishte ndryshe nga mendësia e tyre.”
Numri total i refugjatëve që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 644, ndërsa kryeministri ka informuar se priten të strehohen rreth 4000 afganë.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...