Google ADS

Rama për Ballkanin e Hapur: 1 mijë herë të kthehesha mprapa, 1 mijë herë do ta bëja

13:58 | 6 Korrik 2023
Arbresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për Ballkanin e Hapur  duke thënë se rajonit nuk i erdhi asgjë e keqe nga kjo inciativë.

Sipas tij, “Open Ballkan” i dha një shtytje Procesit të Berlinit dhe rriti tregtinë mes vendeve pjesëmarrëse, shkruan Arbresh.info.

“Ballkanin e Hapur 1 mijë herë të kthehesha mbrapa një mijë herë do ta bëja. Ballkani i Hapur nuk është një nismë përjashtuese është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon. Çfarë e keqe ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit përveç të mirave?! Merrrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve. Ballkani i Hapur ka bërë që Procesi i Berlinit ka përfituar nga Ballkani i Hapur shtysën. Nuk e kuptoj si ka akoma dyshime kur faktet flasin qartë”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski./Arbresh.info

Të ngjashme