Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se atentati ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump është një tragjedi për botën demokratike.
Me anë të një postimi në platformën X, Rama theksoi se është shqetësuese të qëllohet një kandidat për president të SHBA-së.
“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shkroi Rama./Arbresh.info
It is distressing to witness a candidate for the President of the United States being shot while speaking at a rally, and to hear that a participant has died with several others injured. This is a tragedy for the democratic world. My thoughts are with former President Trump and…
— Edi Rama (@ediramaal) July 14, 2024
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?