Kryeministri Edi Rama nuk i ofroi mbrojtje politike të zgjedhurit socialist të Lushnjes Fatos Tushe të arrestuar për korrupsion, por ia dorëzoi drejtësisë, duke u distancuar prej tij.
Rama: Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.
Lulzim Basha tundi flamurin e fitores, pasi Fatos Tushe është një ndër kryebashkiakët e listës së zezë të opozitës. Kryedemokrati kërkoi që drejtësia të mos ndalet vetëm të i zgjedhuri socialist.
Lulzim Basha: Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjella në vite të gjata bashkëpunimi.
Vendimi i SPAK u përshëndet nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila kishte një mesazh të fortë në formë paralajmërimi për të gjithë zyrtarët të përfshirë në afera korruptive.
Yuri Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë mbi familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar! Askush nuk është mbi ligjin”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...