Mes shumë çështje që u pyet këtë të enjte në Top Story, ishte edhe ajo për reformën në drejtësi dhe hallkën e parë, e ndoshta edhe kryesoren të saj; vettingun.
Kryeministri Edi Rama tha përpara Sokol Ballës se ashtu siç ndodhi edhe me votimin në korrik të vitit të kaluar të reformës në tërësi, ashtu opozita do të hyjë në Parlament dhe do të votojë edhe vettingun.
“Po them që Vettingun nuk e ndalojnë dot, as me çadër, as me thirrjen për një republikë të re imagjinare. Vettingun do të vijnë dhe do ta votojnë. Mund ta vonojnë, por nuk mund ta ndalojnë”, tha ai.
Kryeministri akuzoi opozitën se me protestën e organizuar ka të tjera qëllime nga ato që reklamon.
“Në atë çadër është frika nga Vettingu motivacioni themelor dhe pas kësaj janë të tjera që i shtyjnë të rrinë në çadër në vend që ta shohin 18 qershorin si destinacionin, ku çdo parti ka detyrimin të shkojë për të dhënë llogari. Arsyet që njerëzit të kenë pakënaqësi dhe shqetësim me ne ka plot, por më thoni një arsye pse të votojnë që të mbajnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar në punë. Këta jo vetëm nuk kanë reflektuar sepse ka frikë Saliu vettingun. Vettingun nuk e bën PS, do ta bëjnë shqiptarët që do të monitorohen nga ndërkombëtarët që të jenë garantë të shqiptarëve”, u shpreh ai. /tch
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...