Kryeministri Edi Rama se ashtu siç ndodhi edhe me votimin në korrik të vitit të kaluar të reformës në tërësi, ashtu opozita do të hyjë në Parlament dhe do të votojë edhe vettingun.
“Po them që Vettingun nuk e ndalojnë dot, as me çadër, as me thirrjen për një republikë të re imagjinare. Vettingun do të vijnë dhe do ta votojnë. Mund ta vonojnë, por nuk mund ta ndalojnë”, tha ai, shkruan Top Channel.
Kryeministri akuzoi opozitën se me protestën e organizuar ka të tjera qëllime nga ato që reklamon.
“Në atë çadër është frika nga Vettingu motivacioni themelor dhe pas kësaj janë të tjera që i shtyjnë të rrinë në çadër në vend që ta shohin 18 qershorin si destinacionin, ku çdo parti ka detyrimin të shkojë për të dhënë llogari”.
“Arsyet që njerëzit të kenë pakënaqësi dhe shqetësim me ne ka plot, por më thoni një arsye pse të votojnë që të mbajnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar në punë. Këta jo vetëm nuk kanë reflektuar sepse ka frikë Saliu vettingun. Vettingun nuk e bën PS, do ta bëjnë shqiptarët që do të monitorohen nga ndërkombëtarët që të jenë garantë të shqiptarëve”.
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...