Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte për një vizitë të nivelit të lartë në Itali.
Ditën e sotme Rama e ka nisur duke ndarë disa fotografi nga takimi me kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Kryeministri shqiptar tha se vizita ishte me plane e projekte konkrete.
“Dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të një vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Meloni pret Ramën: Italia do të mbështesë fuqishëm integrimin europian të Shqipërisë
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi