Google ADS

Rama pas takimit me opozitën: I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus trepalësh

00:38 | 8 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, kryeministri Edi Rama tha para mediave se ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave

“Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të gatshëm të formalizojmë gjatë procesit të konsultimeve në një konsenus trepalësh. Natyrisht askush nuk do marrë gjithçka, por nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë dhe pjesë në proces. Këtu jemi. E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në Kuvend, që është përtej asaj që kemi. PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm dhe nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, por askush nuk ka monopol dhe privilegje”.

“Është e vërtetë që një shumicë dërmuese qytetarët duan të kenë më shumë zë në proces, jo të zgjedhin një parti apo një lider, por të kenë preferencë për një kandidat, kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe ne do të jemi pasqyrë ku do të reflektohen dëshirat e njerëzve. Në një proces ku ne kemi vendosur të ecim me një lidership të qartë dhe aleancë me njerëzit, por marrëveshja është një pengesë për deputetët aktual të opozitës, nuk mund t’i rikthehemi marrëveshjes edhe pse ne jemi me ta, si për shembull te depolitizimi, por është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së dhe për këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të hapur më tutje procesin miqtë e opozitës duhet të kuptojnë ato jashtëparlamentare. Nuk është (puna) çështje të vogla apo të mëdhaja është një zgjidhje ekskluzive e parlamentit të Shqipërisë”, tha Rama. /tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme