Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas vizitës me emigrantët në Milano të Italisë, ka publikuar në rrjetet sociale një dokumentar që tregon eksodin e shqiptarëve drejt Italisë.
Në mbishkrimin e kësaj video, Rama ka shprehur emocionet dhe ndjesitë e bukura që ka përjetuar në një ditë, ku sipas tij ishte e jashtëzakonshme.
Ai shprehet mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe i kërkoi ndjesë të gjithë emigrantëve shqiptarë që nuk u futën dot në sallë, pasi ishte plot.
“Faleminderit është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali. Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit. Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë, Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. Shumë, shumë, shumë faleminderit”, shkruan Rama.
Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Netflix gjobitet me 4.75 milionë euro për shkelje të të dhën...
AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuni...
Ukraina mohon përdorimin e fosforit të bardhë: Moska kërkon ...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari pë...
Haxhi Shala deklarohet fajtor