Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të mërkurën se reforma në sistemin shëndetësor ka marrë një kthesë të rëndësishme, por që është ende i paplotë.
Ai pas inaugurimit të spitalit Amerikan 3 deklaroi se në Shqipërinë shërbimi shëndetësor do të jetë pasqyrë e respektit që çdo qytetar kërkon dhe se përmes ndërveprimit publik-privat është çelur një epokë e re për shëndetësinë.
“Tashme kemi çelur një epokë të re mes shërbimit publik dhe privat siç po bëjmë me aspekte e tjera, një epokë partneriteti serioz mes qeverise dhe sipërmarrjes private. Kjo përkthehet në hapjen e një rrugë të zgjeruar për të gjithë ata që nuk i kanë mundësinë të marrin shërbimin tek privati por që kanë nevojë për këtë shërbim, do ta marrin falas përmes financimit nga shteti. Deri më sot janë 10 paketa të financuara 100% nga shteti që zbatohen edhe në spitalet private”, u shpreh ai.
Në përgjigje të akuzave të opozitës për bashkëpunimit mes sektori publik-privat, Rama konfirmoi se kjo e fundit do të vijojë të aplikohet dhe do të shtrihet edhe në sektorë të tjerë./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?