Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, po dëmton qytetarët shqiptarë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se nga ky mashtrim kompjuterik u janë marrë para qytetarëve. Ndërkohë që policia ka kryer disa arrestime dhe po vijon aksionin.
Rama paralajmëron të gjithë qytetarët që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre lojërave kriminale.
“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në rrjetin social “X”./Arbresh.info
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...