Rama paralajmëron ndërhyrjen e policisë nëse protestuesit e PD bllokojnë rrugët

18:39 | 23 Prill 2017
Arbresh.info

Paraditen e së hënës, mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të policisë mund të ketë përplasje për bllokimin e rrugëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të mos i bashkohen protestës së opozitës, sepse nuk është dhënë leje.

Përmes një statusi në Facebook, Rama tha se policët do të jenë në krye të detyrës.

“Thotë do filmojmë çdo polic në krye të detyrës sepse për vete e ka braktisur detyrën dhe u kërkon njerëzve të shkelin ligjin” shkruan Rama në Facebook.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qatos kjo protest cënon rendin dhe sigurinë.

Më herët, PD doli me një deklaratë ku paralajmëroi masa për policët që do të intimidojnë qytetarët në protest. Sipas opozitës, policia po keqpërdoret dhe efektivët që do ta pengojnë protestën do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme