Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp paralajmëroi ministrat se nëse nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre pas rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike për tendera me probleme, ai vetë do i çojë në SPAK.
“Në një kohë të shkurtër, jo të gjatë, ky shtet të kalojë në një nivel tjetër të nivelit të Prokurimeve Publike, në radhë të parë duke garantuar që çdo institucion funksionon si hallkë, jo si bajrak, dhe duke funksionuar kështu, funksionon si pjesë e një zinxhiri ku komunikim duhet të jetë 100% i garantuar.
Rekomandimet e APP nuk janë as në Bibël e as në Kuran, edhe pse këto përsëri hanë diskutimet e tyre mes besimtarëve, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vesh aq të shurdhët sa të mos ketë fare përgjigje, a thua se kjo APP mbyll letra në shishe dhe i hedh në det, çdo rast i tillë do të shkojë në SPAK nga kryeministria, nga kjo godinë këtu, pastaj a është i qëllimshëm apo injorancë këtë çështje pastaj hane hetimet.
Janë disa objektiva të realizueshëm, që afatet janë të padiskutueshme. Shmangia e kritereve të qepurave me dorë që kufizojnë konkurrencën me paketën ligjore është mundësuar që të adresohet me efikasitet, tërheqjet nga gara, rrotacionet në ofertim, ofertimet fiktive duhen marrë masa që të merren hetime administrative”, tha Rama./tch/
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...