Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sanksione ndaj kryetarëve të bashkive në rast se nuk u përgjigjen interesave të qytetarëve. Nga Shkodra, Rama tha se bashkitë janë institucionet më pak aktive në këto katër vite. Ai theksoi se gjoba do të aplikohet për shkeljet e para dhe në rast se kjo bëhet e përsëritur, do të ketë shkarkime nga detyra.
“Për çudinë time më të madhe, bashkitë që janë institucionet që për natyrë janë shumë më afër qytetarëve janë edhe institucionet më pak aktive në këto katër vite. Në rast se me agjencitë e pushtetit ekzekutiv është më i thjeshtë ndërveprimi, me bashkitë e ka shumë të vështirë.
Me ligjin tani në fuqi, kryetarët e bashkive do sanksionoheshin financiarisht në rast se nuk japin zgjidhje për problemet e qytetarëve në rastet kur këto çështje janë të drejta.
Sanskionet do të shkojnë deri në maj. Nuk do jenë pafund. Pastaj kalohet në fazën e shkarkimit. Këto janë pjesë e zonës pa përgjigje. Qytetarët duhet ta dinë që në platformë nuk zgjidhnin çështje gjyqësore”, tha Rama./lapsi.al/
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...