Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me kërkesat e studentëve.
Rama tregon se ka biseduar deri në orët e para të mëngjesit me shumë studentë të cilët i kanë dërguar mesazhe vulgare por edhe prekëse.
“Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë ëhatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë.“-shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më tej, Rama thotë se kërkesat do të plotësohen dhe se brenda muajit Janar do të publikohet Pakti për Universitetin, që shkon përtej kërkesave të studentëve.
“E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave.”
Reagimi i Kryeministrit vjen disa javë pas ndërprerjes së protestës së studentëve dhe rinisjes së mësimit thuajse në të gjitha fakultetet e vendit. Protesta e organizuar dhe e thirrur me mbështetje politike PD+LSI, u organizua dy ditë më parë dhe më pas “kapitulloi”./tch
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...