Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në një takim me pensionistët se grabitja më e madhe që iu bëhet atyre janë pagat informale.
Rama u shpreh se përpjekjet për rritjen e pensioneve do të nisin me luftën ndaj informalitetit të pagave, që siç tha është krimi më i madh që bëhet ndaj pensionistëve.
“Kemi nevojë për solidaritet për të mos lejuar që dhjetëra mijëra njerëz të mos vjedhin pensionet tuaja çdo ditë si një gjë që është normale, duke iu dhënë para në bankë dhe në dorë. Pensioni në fund del në bazë të pagës që është bankë, kjo është grabitja e madhe. Do ju them të gjithë biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime; nuk ka sot punonjës ndërtimi me 400 euro në muaj. Pagat joreale janë krimi më i madh ndaj çdo pensionisti. Këta duhet të luftohet dhe në radhë të parë ndërgjegjësohen që hyjnë në një gjynah shumë të madh. Çështja e pensioneve është një gozhdë në kokën time që nga fillimi i qeverisjes. Nga fundi i vitit do përgatitemi që këto fjalë të marrin kuptim dhe në 2030 ne do ta çojmë Shqipërinë në BE. Do i japim një kthesë shumë të fortë çështjes së pensioneve duke përdorur forcën e ligjit që kushdo që fiton para në Shqipëri pjesën e pensionistëve të mos guxojë ta prekë”, tha Rama./euronews.al
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...