Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” po flet për paketën e zgjeruar dhe përfitimet që do kenë qytetarët.
Rama u shpreh se paga do të derdhet drejtpërdrejtë tek individi dhe jo tek pronari.
“Kemi publikuar paketën e zgjeruar për plot 176 mijë familje. Kemi ndihmuar më shumë se gjysmën e atyre që punojnë në sektorin privat. Ne duam që paga të kalojë direkt tek personi dhe jo tek kompania. Të gjithë ata që janë larguar nga puna ose nuk janë paguar, ne do të dërgojmë ndihmën.
Ne kemi të dhënat e Tatimeve. Duhet thjesht një klik, një konfirmim dhe kaq. Ne kemi luftuar punën në të zezë. Nuk mund të konfirmojmë dot ata që punojnë në të zezë, e nëse sot janë në vështirësi, të kenë kurajon të denoncojnë. Kemi gati edhe shpërblim për ata që denoncojnë se janë punësuar në të zezë.
Ne do të kërkojmë që edhe pronarët të jenë në mbështetje të kësaj nisme. Do iu thosha pronarëve që të ndihmojnë, ata që janë në borxh. Nuk është e vërtetë që kanë punuar shumë në të zezë, por kanë punuar me rrogat e prindërve, e bëjnë komente në FB e rrinë kafeneve. Sa i përket fashos së orareve, e kemi shtuar, sepse tashmë kemi një përparim në këtë luftë. E rithem se restorantet e baret do jenë të fundit që do të hapim. Ne po përgatisim programin e hapjes graduale”, u shpreh Rama.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...