Nga foltorja e parlamentit, kryeministri Edi Rama ishte i prerë me opozitarët e dorëhequr nga mandati i deputetit. Kreu i qeverisë tha se e mira e opozitës është të hyjnë në zgjedhje vendore, ndërsa theksoi se me apo pa ata, procesi do të kryhet në afatin e caktuar.
Gjithashtu kreu i qeverisë duket se nuk do të lëshojë pe ndaj kërkesës për zgjedhje të parakohshme e qeveri tranzitore, teksa u shpreh se mandati që i kanë dhënë shqiptarët PS për të qeverisur e vetme nuk negociohet.
“Nuk do e lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor se ato nuk i duan negociata. Mendojnë se duke bërë këtë që po bëjnë do mund ti pengojnë negociatat. Pjesa dritë shkurtër është thjesht dëshpërim. Sot dhe në vijimësi do vijojmë avazin nuk hyjmë në zgjedhje është punë e tyre. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje Shqipërisë nuk i bëhet nder nëse siglat e atyre që janë jashtë nuk janë në fletët e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh ia bëjnë vete.
Zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar. Ideja se këtu do ketë ndonjë zhvillim dhe se do bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës, apo një kompromis ku do futet mandati që shqiptarët i kanë dhënë PS për të qeverisur pa të tjerë në prehër, është një ide ngushëlluese për të dalë prap te gardhi të enjten tjetër, por vetëm kaq. Këtu në parlament ata nuk i fut dot më ajo ide para qershorit 2021.”- tha Rama.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç