Për herë të parë, por sërish pa i përmendur me emra kundërshtarët, të cilët i ka cilësuar si e keqja e këtij vendi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar aksionin opozitar të bllokimit të parlamentit.
Socialistëve të Pogradecit, në asamblenë e këtij qyteti, Rama u tha se opozita është ajo që e pengon shumicën të bëjë më shumë për vendin.
“Kundërshtarët tanë janë pikërisht pengesat që ne duhet të vazhdojmë të kapërcejmë, prandaj dhe këta demokratët me të drejtë, nuk shkojnë më nëpër protesta dhe të tjerët futen nga penxheret. Më e mira është ende e gjitha përpara, kurse më e keqja na e ka marrë të keqen ne dhe ia ka marrë të keqen shqiptarëve, një herë e përgjithmonë”.
Pa këtë shumicë siguron se nuk do të kishte as reformë në drejtësi, e cila ka rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion që kur të thërret, sipas Ramës, nuk ke zgjidhje tjetër veçse të shkosh.
“Nuk ka bërë vaki në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet as kush je, as me kë je, as sa lart je dhe të kërkon të paraqitesh”.
Për herë të parë Rama artikulon dhe mundësinë që mund të mos jetë në krye të shumicës deri në 2029-n, afat deri kur ka premtuar që biznesi i vogël do të ketë zero taksa, zero TVSH.
“Taksë qendrore dhe TVSH 0. Dhe do të rrijë zero deri në 2029-n. Nëse nuk do të jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë këtu tek ju të them çohuni tani t’i rrëzojmë këta, domethënë PS, është po prekën taksën e biznesit të vogël”.
Rama përsërit se turizmi është pika më e fortë për rritjen ekonomike të vendit që është e qëndrueshme dhe këtë sipas tij nuk e thotë qeveria, por FMN.
“Sot kemi në dorë raportin e FMN që thotë shprehimisht që Shqipëria ka një nga ekonomitë më rezistente të rajonit. Fakti që Leku, ka arritur sot të barazohet me Europën, tregon prap për një ekonomi rezistente”.
Rritja e pagës minimale e cilëson sukses të qeverisë së tij, ndërsa premtimi për rritjen e pagës mesatare në 900 euro siguron se ka ndikuar dhe në rritjen e pagave në sektorin privat./Tv Klan/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...