Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka akuzuar partitë opozitare dhe mediat se janë bërë dhe po luajnë lojën ruse që synon destabilitetin e Shqipërisë.
E si prova thotë se janë sulmet që i bëhen qeverisë për çështje që lidhen me krizën e çmimeve që janë pasojë e ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.
Për ata që nuk punojnë tokat paralajmëroi se Ministria e Financës është duke e përmbyllur draftin e projektligjit që synon të vendosë një taksë selektive te konsiderueshme.
“Ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një super taksim të lënies së tokës djerrë. Nuk mund ta lesh tokën e bukës djerrë se e ke pronë. Jepe ta punojnë ose punoje vetë”, u shpreh kryeministri.
Fermerëve të Korçës, që jo pak herë janë ankuar se po u kalbet prodhimi për shkak të konkurrencës së padrejtë, Rama u sugjeron bashkimin.
“Kooperativë, federatë, shoqëri, ndërmarrje, sipërmarrje, shoqatë quajeni si të doni, por është koha për t’i bërë këto. Nuk mund të rrihet vetëm”, tha ai.
Por një alternativë tjetër për fuqizimin e tyre, për të cilën ka tërhequr herë pas here vëmendjen e kryebashkiakëve, Rama sheh krijimin e shoqërive aksionere mes fermerëve dhe bashkive.
“Kryetarët e bashkive dhe bashkitë të futen në iniciativa të përbashkëta me ju. Nuk kemi pse presim më”, theksoi ai.
Rama gjen kohe t’u përgjigjet dhe akuzave për varfërimin e fshatit, e për ta bërë këtë u referohet të dhënave të raporteve të institucioneve ndërkombëtare financiare.
“Shqipëria ka nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta se të gjitha vendet e rajonit”, u shpreh Rama.
Një ligj i veçantë premtoi se do miratohet edhe për të gjithë ata që punojnë online.
“Jemi duke bërë praktikisht legjislacionin për ata që i quajmë nomadët digjitalë, të cilët në mënyrë individuale do të mund të punojnë të pa shqetësuar”.
Një përgjigje e pati edhe për shqetësimin e të rinjve për mungesën e shpresës dhe largimet jashtë vendit.
“Ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjitha vendet, e jo vetëm kaq, po ky avaz plakja-plakja, zbrazja-zbrazja është një avaz që është edhe djallëzor nga ata që e përdorin gjatë gjithë kohës sepse duket sikur këtë taksirat sot e ka gjithë Shqipëria”.
Në vijim të takimeve të tija në Korçë, kreu i qeverisë mori pjesë edhe në takimin për prezantimin e projekteve të realizuara nga bashkia, ndërsa inspektoi disa investime të rëndësishme në këtë zonë./tvKlan.al/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...