Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të premte për zbulimin dhe demontimin e laboratorit të heroinës në Has.
Rama gjetu rastin që të shprehë bindjen e tij se lufta kundër krimit do të vijojë pa kompromis, duke hedhur dhe një akuzën në adresë të opozitës.
Statusi i plotë:
Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë.
Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis.
Rikujtojmë se janë zbuluar identitetet e 3 prej 5 personave të arrestuar nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda.
Mësohet se të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH.
Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.
Operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...