Kryeministri Edi Rama ka theksuar se objektivi i PS-së janë kundërshtarët e çorganizuar, gjatë aktivitetit me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama u shpreh se kundërshtarët janë shumë të dobët në krahasim e PS-në.
“Objektivi ynë janë kundërshtarët e çorganizuar që i ka parë gjithë Shqipëria, kanë bërë gjithçka për të humbur ndeshjen. Duhet të gjesh fuqi ekstra për tu motivuar deri në fund, janë shumë të dobët, për të na motivuar. Bazohuni tek objektivat, punoni pa pushim, të gjithë në sulm përballë atyre që kudo që shfaqen kërkojnë një shesh për të bërë përshesh. Të gjithë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes. Në sulm për të në sulm për të mbrojtur vendin nga Iliri, Saliu dhe KCK-ja. Deri më 25 prill do të çoj nga varri Ceco Musarain se i kopjoi vargjet. Nuk është për të qeshur por për të qarë me oi. Një cirk, por kur thonë Shqipëria fiton, o zot fiton, por si fiton me kë fiton”, tha Rama./TCH
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...