Google ADS

Rama: Nuk negociojmë Kushtetutën

13:24 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar të enjten se të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë shqiptare nga ana e opozitës janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit.

Duke folur në Kuvend, gjatë seancës plenare, Rama foli edhe për dialogun me opozitën.

“Jemi përpjekur të hapim rrugën e arsyes tek lidhja e shkëputur e PD dhe aleatëve të saj dhe sistemit demokratik. S’ka pasur asnjë ditë një diskutim mbi çka ne nuk negociojmë. Ne nuk negociojmë Kushtetutën e Shqipërisë që sanksionon lirinë dhe të drejtën e popullit për të zgjedhur në datën e sanksionuar nga Kushtetua. Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin, janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit. Asgjë nuk do të ndodhë, përveç asaj që përcakton Kushtetuta si detyrim për përfaqësuesit e popullit, që të paraqiten para popullit me ofertat që do të gjykohen nga populli”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme