Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të shtunë së bashku me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”.
Ai nuk i ndali kritikat ndaj Bashkimit Europian pasi të enjten nuk u votua për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas vetos së Bullgarisë.
“Nëse plas është shumë më keq”. Rama: Rusia, vend i largët për ne, Serbia është ndryshe. Po përpiqemi të mos biem sërish në kurth
Rama u shpreh se çështja është përtej vetos së Bullgarisë, pasi sipas tij, kjo situatë ka ardhur kur Rusia po lufton me Ukrainën dhe dimri nuk duket i sigurt. Rama tha se BE duket se është bërë më e bashkuar pas luftës, por sipas tij, Putin flitet se mund të jetë i sëmurë, por edhe mund të mos jetë, ndërsa BE-ja, sipas Ramës, nuk është e shëndetshme.
“Në këtë kryqëzim, ku disa prej shkallëve shkojnë lartë e disa zbresin poshtë, ne jemi në mes. Ne mund të ngremë njëri-tjetrin, por edhe mund ta ulim poshtë. Disa njerëz e kuptojnë këtë shumë mirë të tjerë jo. BE sot ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani, ta lejosh të ulet sepse duhet ta dëgjosh.
Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Më duhet të them, së pari, ndjej keqardhje për BE-në. Shumë njerëz i komentuan ato që thash në konferencën për shtyp si një zemëratë të madhe. Mund të jetë, por nuk ka të bëjë me ju, por me BE-në. Pasi qëndruam atje për 4 orë me radhë dhe i pamë e dëgjuam, ndjemë pafuqinë e tyre përballë një situate surreale, kur një vend i NATO-s merrte peng dy vende të tjera të NATO-s në mes të një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës, që rrekej të qëmtonte pasiguri historike përpara 26 vendeve të tjera që nuk mund të bëjnë asgjë.
Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka që shpresoj të jetë e mjaftueshme për Maqedoninë e Veriut, por kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Ka diçka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë se Putin është shumë i sëmurë, mund të jetë e vërtetë, por edhe mund të mos jetë. Nga ana tjetër, BE-ja nuk duket se është shumë e shëndetshme. Një mik këtu tha se Putin ka bërë bashkë Europën, por është shumë herët për të thënë këtë, pasi nuk duket se dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet ta marrim këtë të mirëqenë”, u shpreh Rama.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...