Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin francez Emmanuel Macron nga Tirana, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se nuk duhet të ketë asnjë korsi preferenciale për Shqipërinë në rrugën e integrimit, por duhet të plotësohen të gjitha kushtet.
“Çdo ditë e më shumë del në pah domosdoshmëria e komplementarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve t’u jepen shumë më tepër hapësira dhe ku bashkimi i Europës të bëhet praktik dhe të bëhet më i prekshëm nga të dyja palët. Prandaj vetë pyetja që meqë ne jemi Europa e Ballkanit dhe jo një tjetër pjesë e Ballkanit, të kërkojmë një korsi preferenciale, niset nga një bazë e gabuar. Nuk ka korsi preferenciale në këtë proces.
Ne nuk jemi Europa e Ballkanit që të kemi një korsi preferenciale për të arritur BE-në. Por sepse ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut tek Rilindasit tanë, dhe më pas tek njerëzit tanë që në shekuj e kanë dashur Europën si të tyren kur nuk ekzistonte fare BE. Dhe unë uroj shumë që Presidenti të shtyjë këtë koncept dhe të kthehet në një mekanizëm që na mundëson që ajo çka dje në samit nisi si një rrugë paralele zhvillimi ndërkohë që ecim në rrugë teknike të integrimit, të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë. Vendet që janë në këtë proces do përfitojnë më shumë financime dhe akses në tregun e përbashkët europian gjë që deri dje ndodhte kur bëheshe vetëm anëtar i plotë i BE.
Shqipërisë nuk i intereson një datë. E para sepse çdo datë që mund të vendoset do mbetet një tjetër takim i parealizuar për mënyrën si funksionon, ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo BE. Ne e bëjmë për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë. Dhe për ta bërë të pakthyeshme Europën e Ballkanit. Ky është qëllimi. Prandaj na duhet që detyrat e shtëpisë t’i bëjmë me përpikmëri. Por paralelisht bashkimi i Europës duhet të ndodhë”, theksoi Kryeministri Edi Rama./tvklan
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën