Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar turin e takimeve për prezantimin e paketës të rezistencës sociale.
Gjatë një takimi në Durrës, ku në krah kishte Ministren e Financave dhe kryetaren e sapo zgjedhur, Ermirjana Sako, Rama theksoi se taksat mbi karburantet nuk mund të hiqen, pasi në të kundërt qeveria do të ishte e detyruar të rrisë çmimin e energjisë elektrike.
“Nëse rritja e çmimeve të naftës dhe ushqimeve vjen si rezultat i papërgjegjshmërisë e pangopësisë e të gjitha atyre që thuhen paturpësisht nga ana e qeverisë, nuk mund të rrisim çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës për ata që kanë vetura. Ulim naftën dhe detyrimisht rrisim energjinë goditja është marramendës dhe për këtë arsye kështu ne do të vazhdojmë të mbajmë mburojën për çmimin e naftës”.
Sipas tij, rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe qëndrimit të Shqipërisë në krahun e atyre që janë të kërcënuar ta pastrohen etnikisht.
“Jo se vjen si rezultat i luftës, por në këtë luftë ne jemi në krahun e atyre që janë kërcënuar të pastrohen etnikisht nga kombi i tyre se kur u kërcënua kombi ynë nga pastrimi etnik, të tjerët bënë për ne atë që ne na takon të bëjmë për të tjerët”./A2Cnn/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës