Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset në bregdet se duhet të marrin masa të mos derdhin ujërat e zeza në det.
“Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det. Të gjitha duhet të marrin masa për tu pajisur me sisteme të depurimit, dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto, as për mjedisin, as për vizitorët dhe as për imazhin e vendit tonë. Sigurisht jemi të vetëdijshëm se këtë sezon nuk do arrijmë të bëjmë gjithçka, po të gjithë jeni të vetëdijshëm që kush gjendet në shkelje të këtij ligji nuk do të tolerohet”, tha Rama.
Ai ishte në “Panairin Mesdhetar të Turizmit”, ku pjesëmarrës janë operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit të ri turistik.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në këtë aktivitet u ndal tek ligji i ri i turizmit që ofron shumë lehtësira.
“Ligji i ri ofron lehtësira të rëndësishme dhe shumë konkurruese në gjithë rajonin duke krijuar kushtet që investitorët në turizëm ta shohin vendin si një destinacion tërheqës për të investuar në pjesën e sipërme të infrastrukturës së mikpritjes. Nga ana tjetër dhe vetë ulja e TVSH-së për të gjithë strukturat akomoduese turistike në 6% e kanë ndihmuar dhe do e ndihmojnë turizmin në Shqipëri si një forcë konkurruese”, tha ai.
Komponent i munguar i kësaj industrie është agroturizmi. “Rëndësi një komponenti të munguar të kësaj industrie që është agroturizmi. Për këtë kemi ndërtuar një program që mbështetet financiarisht qoftë nga qeveria shqiptare, qoftë dhe nga fondi i mbështetjes së KE”, vijoi Rama.
Ai bëri të ditur se deri në javën e fundit të këtij muaji do të bëhen publike dhe lehtësirat që krijohen për sipërmarrësit që synon të ndërtojnë agroturizëm në zonat rurale.
“Ndërkohë që deri në javën e fundit të këtij muaji do të bëjmë publik dhe aspektin tjetër, lehtësirat që do të krijojmë për të gjithë ata sipërmarrës që do të synojnë ndërtimin e strukturave të agroturizmit në gjithë hapësirën rurale të Shqipërisë. Jemi të bindur që nxitja e këtyre investimeve, dhe përfshirja qoftë e sipërmarrësve dhe e familjeve në zona të ndryshme të vendit, do të sjellë krijimin e një efekti zinxhir për ti dhënë mesazh të qartë mundësie, rritjeje të ekonomisë familjare në fshat, në të gjitha ato pika ku është e pamundur bujqësia intensive”, tha mes të tjerash Rama./Top Channel
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...