Ndërsa zhvillohet protesta e tetë kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në një takim me fermerët duke prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale.
Ai tha se për fermerët do të ofrohen 500 milionë lekë plus për naftën pa taksa, për një total prej 1.45 miliardë lekësh.
Rama paralajmëroi për krizë energjitike gjatë muajve në vijim për shkak të mungesës së reshjeve.
Ai tha se për këtë arsye do detyrohen të blejnë energji me çmime të larta.
Rama deklaroi se niveli i hidrocentraleve ka shkuar pranë nivelit teknik dhe do të duhet të ndërpritet prodhimi.
Kryeministri ka sqaruar dhe llogjikën se përse nuk hiqet taksa e naftës. Sipas tij kjo nuk mund të bëhet sepse nuk kompesohet dot pjesa tjetër.
“Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme,” – u shpreh Rama./Euronews Albania
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës