Rama: Nuk do humbim asnjë minutë, 12 muaj në funksion të procesit analitik

20:34 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Albanian Free Press” dhe portalin e Ballkanit, “Independent Balkan News Agency”, flet për zhvillimet e fundit politike në rajon.

Në intervistën që z.Rama i dha pasditen e sotme në Londër, botuesit të “Albanian Free Press” dhe themeluesit të IBNA, Spyros Sideris, flet mbi procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, duke u ndalur në datën e çeljes së negociatave, por edhe për takimin e pritshëm me Tsipras si dhe marrëveshjen që palët do të nënshkruajnë.

Në këtë intervistë për gazetarin Sideris, z.Rama flet edhe për marrëveshjen mes Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për emrin e ri të fqinjit, Maqedonia Veriore.

Gjithashtu në intervistën për z.Sideris, kryeministri Rama foli edhe për Kosovën dhe negociatat e saj me Serbinë.

Intervistoi: Spyros Sideris

SIDERIS: Z. kryeministër, cilat janë pritshmëritë tuaja në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE?

KM RAMA: Është një proces që vazhdon.

Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara për çeljen e negociatave, sepse kemi marrë vetëm datën për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.

Por kemi hyrë edhe në një proces mjaft të rëndësishëm të fazës analitike, që normalisht është faza që fillon pas çeljes së negociatave.

Pra, është një lloj zgjidhje pozitive për të mos humbur asnjë minutë dhe për t’i shfrytëzuar këto 12 muaj në funksion të gjithë procesit analitik.

SIDERIS: Pas marrëveshjes së arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë, tani po presim edhe arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kur parashikohet takimi juaj me kryeministrin Aleksis Tsipras?

KM RAMA: Besoj se ky takim do të jetë së shpejti.

SIDERIS: Çfarë prisni në lidhje me zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë?

KM RAMA: Zgjidhjet e deritanishme midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe zgjidhja mes nesh dhe Greqisë janë një tregues mjaft i qartë se aty ku ka vullnet, ka dhe një rrugë për zgjidhje.

Pavarësisht se zgjidhja midis Serbisë dhe Kosovës nuk është e lehtë, unë jam besimplotë se ajo do të vijë. /albanianfreepress.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme