Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë të hënë është pjesë e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni ku dhe ka dhënë mesazhin e tij përsa i përket të ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe të vendi tonë në këtë aspekt.
Rama në fjalën e tij është shprehur se në 2030 nuk beson se do të jenë pjesë e BE, por ai ka kërkuar që përveç reformave dhe kritikave të ketë sa më shumë mbështetje financiare në lidhje me zhvillimin e këtyre vendeve që përpiqen të marrin sa më shumë iniciativa për treg të përbashkët.
Rama theksoi se është Shqipëria vijon të ketë përpos vullnetit, edhe një dëshirë të madhe për anëtarësimin në Evropë dhe qasjjen proamerikane.
Për 20 vite Rama shpreson që BE të ketë mbushur ‘premtimin’ për anëtarësimin e vendit tonë në union.
“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave… kjo do të ishte shumë mirë. Përderisa ne po flasim për konvergjencën me BE, duhet të kuptojë që boshllëku për frymë i BE-së, rreth këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 170 e ca euro… dhe më shumë se 14 mijë euro për të gjithë ne. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët.
Të gjithë duhet të kenë parasysh që ajo që po ndodh në të gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë ne folëm për projekte që duhet të investuar… nga ana tjetër merreni me mend kush po i financon, amerikanët, kinezen, arabët… që unë e di që nuk e kanë AQUIE-n e përmbushur. Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër. Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin Charles”, ka thënë Rama./abcnews.al
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...