Rama njofton se janë drejt përfundimit apartamentet e reja për 300 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti

12:16 | 22 Gusht 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se janë drejt përfundimit apartamentet e reja për 300 familje në Kombinat, familje të cilat humbën shtëpitë nga tërmeti.

Sipas tij, këto lagje do të jenë të kompletuara me infrastrukture, parqe, kopshte, shkolla e qendra shëndetësore, përcjell Arbresh.info.

“Drejt përfundimit apartamentet e reja për 300 familje në Kombinat që humbën shtëpitë nga tërmeti, e që së shpejti do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre duke hyrë në banesa të reja, me kushte dinjitoze dhe lagje të kompletuara me infrastrukturë, parqe, kopshte, shkolla e qendra shëndetësore, të gjitha në funksion të komunitetit që do të banojë aty”, shkroi Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme