Google ADS

Rama njofton ngritjen e një bordi për të kontrolluar çmimet e karburanteve

10:31 | 11 Mars 2022
V. S.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi ngritjen e një bordi të administrimit të çmimeve të karburanteve për të kontrolluar rritjen e lartë të çmimeve në periudhën e fundit.

Rama u shpreh se situata me rritjen e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe produkteve ushqimore është ndikuar nga lufta në Ukrainë.

“Do përcaktojmë masa drastike për çdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pa miratuara më parë në bord dhe do të ketë masa ndëshkuese”, tha Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme