Kryeministri shqiptar Edi Rama po vëzhgon nga afër situatën e kërkimeve nën rrënojat e shembura nga tërmeti.
Ai përmes një videoje në Facebook ka njoftuar se një skuadër speciale italiane është duke çuar përpara një kërkim tejet të vështirë për gjashtë persona të familjes Lala, njofton Klan Kosova.
“Durrës, zona e ish-Kënetës ? Një skuadër speciale italiane për penetrimin e gërmadhave, po çon përpara një operacion tejet të vështirë, në kërkim të 6 personave të familjes Lala??”, ka shkruar ai në Facebook.
Rama gjatë ditës ka falënderuar të gjitha shtetet mike të Shqipërisë që u shprehën të gatshëm për të ndihmuar vendin në fatkeqësinë që e goditi.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/468539140462643/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...