Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur aktualisht fjalën e tij në tubimin elektoral të PS-së në Vorë, por në mbrëmje pritet të ndalet në Fier, ku do të kërkojë votën për Armando Subashin.
Por ashtu siç ka ndodhur thuajsë në çdo ndalesë të Ramës nëpër 61 bashki të vendit, edhe në Fier, Partia Demokratike do ta presë me protestë kryeministrin.
Në qytet prej disa orësh janë mbledhur dhjetëra protestues nga Fieri, Ballshi e Roskoveci.
Ish deputeti, njëherësh kryetar i degës se PD në Fier, Luan Baçi ka thënë se drejtuesit e Bashkisë Fier i kanë bërë presion punonjësve të administratës dhe arsimtarëve për të marrë pjesë në takimin e kryeministrit.
Ai i ka bërë thirrje protestuesve të marshojnë drejt vendtakimit të kryeministrit Rama.
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë